U shpall fajtor/ Trump: Gjyqi një turp, do vijoj luftën deri në fund

BOTA


Donald Trump ka dalë nga gjykata pasi u shpall fajtor, ndërsa e konsideroi procesin gjyqësor si të montuar.

“Ky ishte një turp, ky ishte një gjyq i montuar”. Trump thotë se “do të vazhdojë të luftojë deri në fund”.


Ish-presidenti kritikon gjithashtu procesin gjyqësor, duke pretenduar se është trajtuar në mënyrë të padrejtë. “Kjo ka kohë që ka përfunduar,” thotë ai, përpara se të largohet pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza.

Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht, shkruan BBC. Në një vendim historik, ai u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.




Skip to toolbar