U zhduk në plazhin e Durrësit, gjendet trupi i pajetë i të riut nga Skrapari

AKTUALITET


Donald Molla, 31 vjeç nga Skrapari ishte nisur së bashku me shokët për të bërë plazh në Durrës gjatë të dielës, por më pas ka humbur gjurmët. Shokët kanë dyshuar se ai është mbytur në det dhe kanë bërë denoncimin në polici.

Policia u vu menjëherë në kërkim tokësor dhe detar. Pas një dite kontrollesh intensive, policia njofton se është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.


Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

31-vjeçari u denoncua i humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin se hënës rreth orës 05:00.




Skip to toolbar