Vaksina antiCOVID-19, Trump: Kujtojuni ‘historianëve’ që këto ndodhën në kohën time!

BOTA


Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur optimist pasi kompania Moderna doli me një vaksinë efektive për COVID-19 në masën mbrojtëse 95%.

Kjo është vaksina e dytë efektive deri më sot për COVID-19, teksa Trump thotë se pikërisht këto zbulime do i japin fund Murtajës së Kinës.


Po ashtu Trump kërkon që t’i kujtohet ‘historianëve’ që të gjithë këto zbulime ndodhën në kohën e tyre.”Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në orën time!”- tha Trump.




Skip to toolbar