Vaksina, Ulqinaku: Shkalla e refuzimit të vaksinës nga qytetarët është zero.

AKTUALITET


Zëvendës drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se vendet e tjera botërore po aplikojnë tri lloje masash anti-COVID. E para sipas tij ka të bëjë me imunizimin natyrorë, pra personat që e kanë fituar betejën me virusin, nuk infektojnë më personat e tjerë. E dyta ka të bëjë me procesin e vaksinimit dhe e treta me bllokimin, që sipas tij ka pasur efekt në shtete si Italia dhe Britania e Madhe.

“Duhet të bërë llogari në tre lloje masash që vendet e tjera i kanë marrë. Imuniteti natyror, që përbën një premisë të mirë për të mos infektuar të tjerët. I dyti është vaksinimi dhe e treta janë masat që janë marrë. Ne flasim për Britaninë, por atje është ende në karantinë. Duhet të llogarisim sa efekte ka vaksina, por edhe mbyllja. Izraeli ka linçuar që do i rikthehet jetës normale dhe Britania e Madhe në prill. Vaksina ka treguar që me një dozë ka një përgjigje të mirë”, tha Ulqinaku.


Mjeku u ndal dhe tek fushata e vaksinimit në Shqipëri. Ai tha se deri më tani me dy doza vaksinash janë vaksinuar gjithsej 800 persona ndërsa vetëm një dozë e kanë marrë rreth 8 mijë. Ulqinaku vendosi theksin se shkalla e refuzimit tek personat është thuajse zero dhe kjo sipas tij është një dëshmi e punës së mirë e Institutit të Shëndetit Publik.

“Vaksina me dy doza nuk janë bërë më tepër se 800 individë, ndërsa për një dozë 8 mijë individë. Ne mundohemi të administrojmë. Ne mundohemi të organizojmë dhe të mos na shkojnë dozat vend edhe të bëjmë një proporcion shëndetësorë që individët ta marrin. Shkalla e refuzimit është thuajse zero, kjo tregon dhe një civilizim shumë të mirë. Ne si punonjës të shëndetit publik kemi bërë një punë shumë të mirë, të paktën në këtë drejtim”, tha mjeku.




Skip to toolbar