Vasjari: Në 30 vite politikë ka qenë e qartë 3 muaj para zgjedhjeve se kush do fitonte. Këtë herë jo

AKTUALITET



Analisti Arjan Vasjari tha sot në ‘Real Story’ në ‘News24’ se në këto 30 vite politikë 3 muaj para zgjedhjeve ka qenë e qartë se kush do t’i fitonte zgjedhjet, ndërsa këtë herë sipas tij nuk dihet ende.

Vasjari mbështeti idenë e Argon Dukës se ne keto zgjedhje duhet te shihet alternativa e aritmetikës historike.


“Në memorien time, nuk më kujtohet që në historinë e këtyre 30 viteve, 90 ditë para zgjedhjeve mos të kishim një ide të qartë për fituesit. Ndodh këtë herë. Por pse ndodh kjo?! Unë jam duke i thënë Mediut që kjo ideja përmes ngjizjes përmes idesë nuk është reale. Më duket më reale ajo që thotë zoti Duka; që ta braktis këtë dhe të futemi tek aritmetika e historisë. Zoti Mediu tha; sot ka një erozion në politikë. Kjo politikë nuk i ndjen pulsit shoqërisë. Kjo shoqëri ikën, merr malet, detet, jo vetëm për shkak të maxhorancës, por për shkak dhe të atij besimit, frymës, që nuk po ndërtohet dot. Pra me të drejtë ti thua (i drejtohet Mediut) që ‘ajo pjesë e pavendosur të vijë tek ne’, por nëse kjo nuk është ndërtuar për 9 muaj, unë e shoh teorikisht që të ndërtohet për 90 ditë. Për 90 ditë nuk mund të ndërtohet, ndaj është më korrekte që ju t’i drejtoheni aritmetikë, që të ‘zgjeroni’ basenin. Duhet të shohim në mënyrë realiste historinë. Dhe nëse në këto 90 ditë joshni këtë pjesën gri, atëherë është në rregull.

Mediu: Unë nuk përjashtoj aritmetikën, por nuk dua ta shikoj empirike, por një aritmetikë logjike. Sot shoqëria shqiptare e njeh shumë mirë Edi Ramën. Opozita ka paraqitur platformat e saj. Sot çdo shqiptar ka aftësi të lexojë se kush është opozita. Shqiptarët mund të mos besojnë. Ne do të kemi në garë 140 kandidatë.

Mes të tjerash Vasjari shtoi se; “Nëse pretendojmë për disa parti moderne, ato evoluojnë. Ça do premtojë Mediu për pronat?! Nëse duhet të ngrihet ajo detyra se duhet të ngresh kauzën e pronave, unë them se jo. Se në këto 28 vite çështja e pronës nuk mund të zgjidhet të paktën në idenë e zotit Godo.”