Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

AKTUALITET


Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se shtetasi Rodi Barçi, 32 vjeç, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë, si dhe i është bërë kontroll në banesë. Barçi dyshohet se është një nga personat e fundit që kanë pasur kontakt me 2-vjeçaren.

Kujtojmë se 22-vjeçarja Joy Ayoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë më 13 gusht, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën në 13 shkurt në një spital në Kenia.


Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy.

Policia ende nuk ka ndarë pistat në të cilat do të hetohet, por po mblidhen prova dhe materiale që mund të hedhin dritë mbi rastin.




Skip to toolbar