Veliaj: Ato që protestojnë gjithmonë kundër progresit janë të PD dhe LSI

AKTUALITET


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur t’i përgjigjet protestave tek teatri me punët e bëra deri më sot nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë shoqëruar gjithashtu me protesta të mëdha.

Veliaj tha se po të njëjtët persona , përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI, kanë kundërshtuar edhe këndin e lodrave të Liqeni, Pazarin e Ri, sheshin Skëndërbej dhe sot vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me teatrin e ri.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat”, shkruan Veliaj.

Në lidhje me protestën e zhvilluar tek Teatri Kombëtar, Veliaj foli më herët duke ironizuar kreun e PD-së Basha i cili shkeli për herë të parë në atë godinë, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë teatër në politikë.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/vb.38316716925/370320720535203/?type=3&theater


Skip to toolbar