Veliaj dhe Berisha nuk pranojnë të pajtohen! Përballja në gjyq për shpifje shtyhet në 2 qershor

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme shtyn për në 2 qershor përballjen për “shpifje” të Erion Veliajt kundër Sali Berishës.

Në seancën e sotme për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj.


Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheranin.




Skip to toolbar