Veliu: Futbolli është i çuditshëm

Më të fundit


Matematikisht luftojmë dhe për titullin, por mendojmë Europën!

Flamurtari do të përballet me Tiranën ditën e shtunë, në ndeshjen e fundit të fazës së tretë të këtij sezoni të Superligës. Skuadra vlonjate vjen pas tre javësh pushim, për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe ndeshjes që nuk luajti me Kamzën, pasi kjo e fundit është përjashtuar nga kampionati.

Gjatë ditës së sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy lojtarë të ekipit të Flamurtarit, Franc Veliu dhe Idriz Batha. Mbrojtësi i vlonjatëve ka vlerësuar kundërshtarët e Tiranës, që sipas Veliut, bardheblutë kanë një ekip cilësor.

Pak a shumë të gjitha ekipet njihen. Tirana ka një ekip relativisht të mirë, ka element shumë cilësor. Por edhe ne kemi element shumë cilësor. Pavarësisht ikjeve që kemi pasur, por duke u ndërthurur me elementët e rinj, të cilët janë shumë premtues për Flamurtarin, besoj se do jetë një ndeshje e mirë nesër”, ka thënë Veliu.

Franc Veliu beson në kapacitetet e ekipit, ndërsa shprehet se skuadra e Flamurtarit do të dalë me tre pikët nesër nga fusha e lojës.

Në çdo ndeshje ne futemi për tre pikë. Shpresojmë të luajmë mirë, të kënaqim të gjithë tifozët që do jenë në stadium. Do bëjmë më të mirën tonë për të arritur objektivin, që janë tre pikët.

Ne matematikisht jemi dhe në garë për titull, por futbolli është i çuditshëm. Duhet ti marrim ndeshjet hap pas hapi, pasi kemi bërë dhe ndeshje false. Duhet të shohim ndeshjen e radhës nesër, pastaj të mendojmë dhe për Europën”-ka përfunduar Franc Veliu.



Skip to toolbar