“Vend djallëzor”, ambasadori i SHBA në OSBE: Shqipëria është e sigurt, ne s’po kërkojmë luftë

POLITIKË


Ambasadori i SHBA në OSBE, James Gilmore ka folur për konfliktin me Iranin dhe kërcënimin që udhëheqësi suprem Ali Khamenei bëri ndaj Shqipërisë duke e quajtur një “vend djallëzor”. Gilmore tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për paqe dhe se Shqipëria dhe populli shqiptar janë të sigurt dhe se këto kërcënime janë të pakuptimta.

“SHBA nuk po kërkon asnjë lloj lufte me Iranin. Shtetet e Bashkuara morën masa, sepse ishin nën sulm. Bazat tona janë sulmuar edhe më parë. Shqipëria është një vend mik i SHBA-ve. Kemi besim se populli i Shqipërisë do të jetë i sigurt” tha Gilmore.


Ambasadori Gilmore theksoi se SHBA-të mbeten besimplotë për presidencën e Shqipërisë në OSBE dhe se nuk shikon asgjë të keqe në vizitën e Ramës në Rusi si pjesë e OSBE. Në lidhje me influencat ruse në Shqipëri, ai tha se populli shqiptar e ka treguar qartë se është pro perëndimit dhe demokracisë si dhe mik me SHBA.

“Kemi shumë besim që drejtimi I OSBE për 2020 nga Shqipëria do të shkojë mirë dhe jemi të lumtur që Shqipëria mori besimin për të drejtuar një organizatë të tillë gjithëpërfshirëse. Rusia është pjesë e OSBE dhe drejtuesi I kësaj organizate mund të vizitojë lirisht vendet anëtare. SHBA nuk ka asnjë kundërshtim në lidhje me këtë. Nuk shoh ndonjë shqetësim për ndikim rus në Shqipëri. Vendi juaj, Shqipëria është angazhuar seriozisht për një kurs të qartë perëndimor dhe demokratik”, tha ai.




Skip to toolbar