Vendosnin baste sportive në celular, 2 të arrestuar dhe 4 të proceduar në Tiranë

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Tiranë për vendosje të basteve sportive nëpërmjet celularit.

Hetimet u kryen nga sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranë që finalizuan aksionin “Vakum”.


Në pranga ranë E. R. 31 vjeç, dhe R. M. 40 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta persona, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.




Skip to toolbar