Vendoste baste të paligjshme sportive, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës arrestoi një të ri në moshën 25 vjeç, pasi vendoste baste sportive në mënyrë të paligjshme. Konkretisht, pas hetimit nga specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H.Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe ‘Fshehja e të ardhurave”, thuhet në derklaratën e policisë.




Skip to toolbar