Vettingu konfirmon në detyrë drejtorin e Policisë Kriminale

AKTUALITET


Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.  Vocaj kaloi vettingun me sukses, pasi në datën 11 dhjetor doli në seancë dëgjimore. Në atë seancë, Vocaj u përballë me gjetjet e komisionit lidhur me sipërfaqe toke në Lezhë.

 Gjithashtu, në seancën e 11 dhjetorit, KJV e pyeti Vocajn edhe për një foto të bërë publike në media, ku ai shfaqej në foto me Arben Frokun, i dënuar përjetë për vrasjen e ish-komisar Dritan Lamajt si dhe dy kallëzime penale kur ai drejtonte policinë në Tiranë e Durrës.


Gjatë seancës, Tonin Vocaj tha se nuk kishte dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt kishte pasur konflikt, ndërsa u shpreh se për vrasjen e kryekomisarit, ai vetë ishte marrë personalisht me hetimet për arrestimin e autorit. Ndërkohë në seancën dëgjimore, Vocaj foli dhe për pasurinë e tij.

Ai kishte deklaruar një apartament në Tiranë, i blerë 20 vite më parë nëpërmjet një kredie si i pastrehë. Gjithashtu, Vocaj kishte deklaruar edhe një apartament në Golem me vlerë 15 mijë euro. Këtë të mërkurë, pasi dëgjoi deklarimet e Vocajt, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Prej një viti, Tonin Vocaj mban detyrën e drejtuesit të Policisë Kriminale.




Skip to toolbar