Video/ Fieri ndryshon pamje, drejt fundit punimet për qendrën

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama inspektoi të shtunën punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit të Fierit. Punimet e nisura disa vite më parë janë drejt përfundimit, ndërsa qendra e Fierit po ndryshon rrënjësisht pamjen e saj. Ky projekt synon të rikthejë Lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të rikonceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetin.

Lirimi i hapësirave publike dhe aksesimi i drejtpërdrejtë i lumit; shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në zonë, kryesisht përgjatë brigjeve të lumit dhe përgjatë rrugëve; sistemimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore; konceptimi i disa minishesheve dhe akseve për të krijuar lidhje me parkun qendror të qytetit, janë disa nga objektivat e  projektit, që do t’i japë qytetit një dimension të ri urban.


Aktualisht punimet në shtratin e lumit Gjanica janë drejt fundit. Kanë përfunduar ndërhyrjet në të dyja urat e këmbësorëve, ku njëra ka qenë për t’u rikonstruktuar dhe tjera është ndërtuar totalisht e re. Ka përfunduar parkimi nëntokësor dhe shtrimi me pllaka guri i sheshit qendror të qytetit. Ndërkohë po punohet me realizimin e shkallareve, trotuarëve me pllaka guri dhe zonave të gjelbra përgjatë lumit Gjanica.

DREJT PËRFUNDIMIT NJË TJETËR TRANSFORMIM RRËNJËSOR, aty ku deri dje lumi ishte bërë makthi i qytetit të Fierit, sot falë programit të Rilindjes Urbane, po kthehet në asetin urban e natyror më të çmuar, i integruar me hapësirën e re këmbësore të zemrës së qytetit, ku po rritet vlera e pronave dhe po nxitet zhvillimi ekonomik e turizmi.#Shqipëriaqëduam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 26. Oktober 2019



Skip to toolbar