Video si nëpër filma, kapen 2 kamionë me 1.8 tonë marijuanë

AKTUALITET


Policia turke ka kapur dy kamionë me targa shqiptare ku u gjetën 1.8 tonë marijuanë. Ndërsa mediat turke kanë publikuar pamjet në video të aksionit të policisë.

Siç shihet nga pamjet, gjithçka ka ndodhur në autostradë, ku autoritetet turke kanë ndjekur dhe ndalur furgonët, duke zbuluar lëndën narkotike, e cila ishte fshehur mes materialeve të tekstileve.


Nga super-aksioni policor u arrestuan 9 trafikantë, dy prej të cilëve janë të huaj. Arrestimi i tyre është bërë në mes të autostradës, ashtu siç e tregojnë edhe pamjet e aksionit.




Skip to toolbar