Vizita, Stoltenberg shton takimin me Metën

AKTUALITET


Vetëm pak orë para protestës së të dielës të opozitës, në Tiranë do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë të enjtes u raportua se Stoltenberg do të zhvillonte një takim me kryeministrin, Edi Rama, për të udhëtuar më pas drejt Maqedonisë së Veriut, por sot mësohet se ai do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e vendit, Ilir Metën.

Kriza politike në vend mësohet se do të jetë në qendër të bisedimeve mes Stoltenberg dhe krerëve më të lartë të shtetit. Pritet që ai të japë mesazhe të qarta për palët në Shqipëri.

Faktori ndërkombëtarë prej kohësh ka bërë thirrje që opozita dhe qeveria të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që t’i japin fund krizës politike në vend.

Por mbërritja e Stoltenberg dhe konferenca për shtyp vetëm tre orë para protestës pritet të lëshojnë një mesazh të qartë atyre që do mblidhen pak orë më pas në bulevard, se një vend i NATO-s nuk mund të tolerojë lojërat me trazirat  dhe stabilitetin, duke kërcënuar proceset zgjedhore.



Skip to toolbar