Vjedh makinën e babait, 8-vjeçari përfundon në autostradë me 140 km/orë

AKTUALITET


Një fëmijë 8 vjeçar në Gjermani ka marrë fshehurazi makinën e prindërve dhe ka përfunduar në autostradë duke udhëtuar me 140 km/orë. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Soest, e cila e publikoi historinë në Twitter. Soest është një komunë në qytetin gjerman të North Rhine-Westphalia. Në mesazhin e saj shkruhej “fatmirësisht asgjë nuk ndodhi”.

Fëmija 8 vjeçar udhëtoi disa kilometra në autostradë me makinën e fuqishme me kamio automatike të babit të tij, duke tejkaluar shpejtësinë 140 kilometra dhe nuk është ndaluar nga njeri.


Kur 8 vjeçari vendosi të ndalej në një parking, ai u arrit nga agjentët e policisë të cilëve iu tha  “unë thjesht kam dashur të shëtis pak”.

Policia po heton për të zbuluar nëse djali ka marrë leje nga prindërit për t’i dhënë makinës apo ka vepruar ‘me kokën’ e tij.




Skip to toolbar