Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votës së diasporës.
Në një deklaratë, Celibashi u shpreh se ende nuk janë shpërndarë 21 mijë zarfe nga DHL.
“Janë zyrat e DHL. Prej tyre, 11 mijë zarfe nuk janë shpërndarë për shkak të problematikave, pasaktësi në adresa, email, numrin e telefonit. Para disa ditësh, u kemi bërë thirrje votuesve, që nuk e kanë marrë fletën e votimit, të regjistrohen në zyrat e DHL në vendin përkatës.
Pjesa tjetër, lidhet me ata që DHL i ka kontaktuar, nuk i janë përgjigjur dhe janë ende në pritje më 8 maj. Ata duhet t’i bëjnë të treja tentativat dhe të presin nëse votuesit do t’i kontaktojnë.
Jam i bindur 100 përqind, në mënyrë kategorike, nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është proces, jo i realizuar në mënyrë perfekte, por i realizuar shumë mirë, gjykuar nga numrat”, theksoi ai.