Vrasja e adoleshentes, Ministri i Brendshëm rumun jep dorëheqjen

BOTA


Vrasja e një 15-vjeçare ka detyruar ministrin e ri të Brendshëm të Rumanisë të jap dorëheqjen. I ndodhur në detyrë vetëm prej 6 ditësh, Nicolae Moga dha dorëheqjen pas presionit të madh publik pas vrasjes sё adoleshentes.

“Vendosa të jap dorëheqjen, pёr tё mbrojtur reputacionin e ministrisë. Reputacioni i ministrisë ёshtё tronditur rёndё prej veprimit tё dobёt tё policisë lidhur me vrasjen e 15-vjeçares.” – tha Moga

Një 15-vjeҁare u zhduk më 24 korrik teksa përpiqej përmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё shtëpi. Rrugës atë e mori në shofer. Një ditë më pas, ajo i telefonoi urgjencës dhe policisё, pёr t’i komunikuar ku e kishin çuar. Vetёm pas 12 orёsh policia mbёrriti nё vendin ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla emergjencash nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё dhe pritёn deri nё tё gdhirë, pёrpara se tё hynin nё shtёpi. Por kjo ishte një kohë e humbur dhe tepër vonë për 15-vjeçaren, e cila kishte vdekur.

Policia arrestoi një 65-vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё adoleshenten  dhe njё grua tjetёr. Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve, madje edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila akuzuan policinë pёr dështim të punës së tyre.



Skip to toolbar