Vrasja e Gentian Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit

AKTUALITET


Gjykata ka lënë në burg Edison Haxhiun dhe shtetasin I.B , të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas.

Ndërkohë, avokati për mediat mohoi akuzat ndaj dy të arrestuarve.


“Nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.

Policia e Tiranës, ka mundur që të zbardh rolin e I.B në atentatin e ndodhur pasditen e 15 marsit, ku u ekzekutua ish-polici i Burgjeve Gentjan Bejtja.

Sipas hetimeve rezulton se I.B dyshohet se ka qenë në rolin e shoferit që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip Land Rover. Me hapjen e kamerave te sigurisë, është rindërtuar edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se I. B drejtonte golfin 7 ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.

Makina golf 7 është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.




Skip to toolbar