Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i GJKKO ‘vulos’ dënimin për Bledi Tetën

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25 vite burg të Bledi Tetës, autor i vrasjes së ish policit Santiago Malko. Ndonëse mohoi se nuk kishte lidhje me krimin, doli zbuluar nga tabulatet telefonike që ishin provë e fortë për deklarimin fajtor të vrasjes së ndodhur në 27 gusht 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.


Blendi Teta u kthye në dëshmitarin kryesor pasi zbërtheu pjesë të rëndësishme të klanit Duka  që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e “Xhamllikut” ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.




Skip to toolbar