Vrasje dhe krime lufte ndaj shqiptarëve, dënohet me 13 vite burg serbi Dushko Arsiç

KOSOVA


Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 13 vite burgim serbin Dushko Arsiç me akuzën për krime lufte.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale në nëntor të vitit 2022, Asiç bëhet përgjegjës për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiç, sipas aktakuzës, mori pjesë në vrasjen e një civili shqiptar në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, ndërsa torturoi një tjetër shqiptar në atë kohë 15-vjeçar në po të njëjtën ditë.

Po ashtu, gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999, së bashku edhe me efektivë të tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, Arsiç akuzohet se ka marr pjesë në operacionet për dëbimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga rajoni i Prishtinës, e më pas plaçkitjen dhe dëmtimin e shtëpive duke iu vënë zjarrin.



Skip to toolbar