Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi, shkak sherri për një parkim privat

AKTUALITET


Një 36-vjeçar shqiptar është vrarë me armë gjahu nga një shtetas grek në rrugën Praxitelous të Pireut. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, me mediat greke që raportojnë se viktima ishte punonjës i një parkingu në zonë.

Shtetasi shqiptar është qëlluar në kokë nga i moshuari grek dhe nuk ka mundur të mbijetojë, edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin Zaneio.

Bëhet e ditur se autori i armatosur ka hyrë në parkingun që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Sotiros dhe Praxitelous në Pire duke qëlluar drejt e në kokë 36-vjeçarin.

Më pas ai është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë, si për ti dhënë goditjen finale viktimës.

Pas kësaj, i armatosur ai është fshehur në shtëpinë e tij në rrugën Alkiviadou, ku ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Nga informacionet paraprake thuhet se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta, pasi 68-vjeçari shprehej se e shqetësonte parkimi në lagje.

Madje, dëshmitarët kanë thënë për mediat greke se autori shpesh krijonte probleme në dyqane të tjera të zonës.



Skip to toolbar