Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka prezantuar sot në Parlament një raport mbi Kosovën. Por pak para hyrjes së tij në parlament, ai u prit nga disa anëtarë të Dverit me thirrjet “Tradhti-tradhti”. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga mediat serbe, në seancë morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.
Një pjesë e mirë e anëtarëve të shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa një pjesë e mirë e opozitës e bojkotoi duke zgjedhur të mungojë në seancë. Vuçiç foli edhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës ndërsa tha i bindur se ekzistojnë dy skenarë, ai i një situate normale ose të një konflikti të ngrirë. “Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.