Vula iu kthye Berishës/ Ambasada e SHBA: Pozicioni ynë me non-gratat nuk ka ndryshuar

Më të fundit


Ambasada amerikane në Tiranë e pyetur lidhur me vendimin e Apelit, për vulën që i kaloi Foltores, ka theksuar qëndrimi i tyre është i qartë dhe se pozicioni i SHBA për non-gratat nuk ka ndryshuar.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet ne reagim.



Skip to toolbar