Yuri Kim ‘në terren’ pas dorëzimit të listave, takon Ballën, priten diskutime dhe me Bardhin e Hajdarin

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, po zhvillon ditën e sotme takime në Elbasan me drejtuesit politikë në këtë qark të PS-së, PD-së dhe Nismës “Thurje”

Takimin e parë ambasadorja Kim e ka zhvilluar me drejtuesin e PS, Taulant Balla.


Pas takimit me Ballën, kryediplomatja amerikane do të takojë drejtuesin politik të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, për të vijuar më tej me Rudina Hajdarin të “Thurjes”.

Këto janë takimet e para të ambasadores Yuri Kim, pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit nga krerët e partive.

Kujtojmë se para dorëzimit të listave në KQZ, ambasadorja e SHBA-ve përsëriti disa herë mesazhin e saj që listat të përbëheshin nga figura të pastra dhe me integritet.

Në takimet e sotme në Elbasan, ambasadorja do informohet për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pastërtinë e figurave të përfshira në listat e partive që konkurrojnë në Qarkun e Elbasanit, për atmosferen zgjedhore, etj.




Skip to toolbar