Yuri Kim nga Fieri: Mbështesim të drejtën e popullit të shprehë vullnetin e tij përmes votës

Më të fundit


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar nga Fieri se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar politik. Në një dalje për mediat në Fier, ku tha se ndodhet si pjesë e përpjekjeve për të parë sa më shumë nga Shqipëria dhe duke qenë se jemi para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi kundër kujtdo që duan ta mohojnë të drejtën e popullit për të votuar duke e blerë apo shitur votën.

“Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e pop shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që duan ta mohojnë këtë të drejtë duke e blerë apo duke e shitur votën. Kjo është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend që ata kanë fuqinë por dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sot, sepse në Vlorë jam takuar me drejtuesit e shoqërisë civile aty, në një demokraci shoqëria civile ka një rol jetik


Këtu në Fier u takova me votues që do të votojnë për herë të parë. Dhe më bëri përshtypje se sa të informuar ishin dhe sa të qartë ishin për të drejtat e tyre.

Ne nuk folëm për kë ata do të votonin sepse kjo wshtw personale, por  patëm një diskutim për atë që mendonin ndërsa vendosnin për kë do të votonin. Dhe nga kjo ndihem besim plotë se demokracia është në drejtimin e duhur dhe të rinjtë të tillë duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar do të mund ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vendosur në rrugën e duhur”. tha ajo




Skip to toolbar