Zbulohet diamanti gjigant në Botsvana 1.098 karat

BOTA


Autoritetet në shtetin afrikan të Botsvanës prezantuan përpara publikut një diamant gjigant që mendohet të jetë guri i tretë në botë për nga madhësia. Guri i çmuar 1098 karatë u prezantua nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania “Debswana”.

Diamanti është vetëm pak më i lehtë se ai i vendit të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botsvana në vitin 2015.


“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50-vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.
“Sipas analizave paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me gurin e tretë të çmuar më të madh në botë”, shtoi ajo.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri



Skip to toolbar