Vaksina kineze antiCovid testohet në fëmijë të moshës nga 3 në 17 vjeç

CORONAVIRUS


Abu Dhabi ka nisur që të testojë vaksinën e prodhuar nga kinezja Sinopharm tek fëmijët e grupmoshës 3-17 vjeçare. Në këtë test do të monitorohet përgjigja imunitare e 900 fëmijëve për të përgatitur vaksina të përshtatshme për këtë grupmoshë në të ardhmen.

Disa anëtarë të familjes në pushtet të Abu Dhabi-t janë regjistruar gjithashtu në studim, sipas asaj që bëri të ditur zyra e mediave në Emirate. Emiratet e Bashkuara Arabe aprovuan në maj vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.


Dubai, anëtari i dytë më i madh i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi përdorimin e Pfizer për këtë grupmoshë në fillim të qershorit.




Skip to toolbar