Zelensky mban fjalimin në PE: Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane, s’do ta lejojmë

BOTA


Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në fjalën e tij në Parlamentin Europian ka falënderuar të gjithë shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën me mbështetje ushtarake, ndërsa tha se Rusia po sulmon të gjithë Europën, jo vetëm Ukrainën.

“Sot në Këshillin Evropian do të mund të falënderoni të gjithë për kontributin e tyre në diçka që dukej e pamundur. Evropa po çlirohet nga varësia e saj nga energjia fosile ruse, po mbrohet nga infiltrimi i agjentëve rusë. Për herë të parë, BE ka dërguar ndihma masive ushtarake dhe po i vlerëson pozitivisht reformat tona. Ukraina do të fitojë dhe do të bëhet anëtare e BE-së”-tha Zelensky.


Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Europën. Kjo është një histori që na ka prekur të gjithëve. Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës, po unioni është i bashkuar”, ka thënë ai.




Skip to toolbar