Zelensky: Ne besojmë se politika dhe mbështetja e Britanisë nuk do të ndryshojë, pavarësisht dorëheqjes së Boris Johnson

BOTA


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka besim që politika e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë, pavarësisht dorëheqjes së Boris Johnson.

“Johnson ka qenë një “mik i vërtetë i Ukrainës. Ukraina ka fituar shumë nga marrëdhëniet diplomatike me Boris Johsnon, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen ushtarake”, tha Zelensky gjatë një intervistë në CNN.


Zelensky shtoi më tej se priste me padurim që të komunikonte me Johnson për të mësuar më shumë detaje rreth dorëheqjes së tij.




Skip to toolbar