Zgjedhjet dhe kriza, në “Real Story”: SHBA ruajti stabilitetin, tani dialog!

AKTUALITET


Situata politike në vend, qasja e re e palëve për dialogun dhe zgjidhja e krizës, ishin temat e debatit në studion  “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus. Analistët e ftuar në mbrëmjen e së hënës, Skënder Minxhozi, Arjon Sulo, Alfred Lela dhe Aleksandër Furxhi, kanë diskutuar rreth rrugëve, ku Lulzim Basha dhe Edi Rama mund të kalojnë për të gjetur zgjidhjen e krizës. Fillimisht, drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, deklaroi se “paqja” në 30 qershor ishte falë presionit amerikan, të cilët u kanë shprehur palëve se duhet të ruajnë pozicionet e tyre, për të mbajtur dhe për të mos prishur zgjedhjet.

“U është thënë qartë palëve; ti do rrish urtë dhe nuk do prishësh zgjedhjet, ndërsa ti tjetri do rrish këtu dhe do bësh zgjedhje! Ka disa mënyra për të zgjidhur krizën. Për mua PD, duhet të tërhiqet, jo nga kauza, por nga gjuha e kasapëve, me koka. Basha dhe Rama duhet të dalin dhe të thonë se drejtësia duhet të vazhdojë”, u shpreh Sokol Balla.

Për analistin Alfred Lela, ka një tentativë për të “vrarë” Lulzim Bashën në ekranet televizive, ndërsa shtoi se Basha as nuk ka fituar e as nuk ka humbur nga zgjedhjet e 30 qershorit. “Ka një përpjekje për ta vrarë Lulzim Bashën nga ekrani. Basha është gjallë, kur se kanë vrarë shqiptarët, s`mund ta vrasin nga ekrani. Basha sido që ta shohim nuk ka dalë i vrarë nga zgjedhjet, por nuk ka dalë as fitues. Nuk ka fituar askush. Jane dy gjysma qe po zihen me njera-tjetren se jane trecerekeshe. Nuk jane, as njera e as tjetra. Basha është duke kërkuar një “fli”, pra do drejtësi”.

Skënder Minxhozi gjithashtu u shpreh se zgjedhjet ishin të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, jo të Ramës. “Zgjedhjet ishin të Matheë Palmer, jo të Ramës. Ndodhemi përballë një realiteti shumë agresiv. Kemi qeverinë që është ngujuara në kullën e mermerit, ndërsa opozita thotë pa ikur ti nuk dialogojmë… Çfarë do të vazhdojë të mbrojë Edi Rama pas zgjedhjeve? Çfarë aksioni do të vazhdojë opozita?  Nuk është momenti i polemikës, por është momenti i politikës. Duhet lexuar në mënyrë që të ndahen paragjykimet që dy të mëdhenjtë nuk duan të flasin”, tha Minxhozi.

Për analistin Arjon Sulo, më i intersuar për zgjidhjen e krizës është kryeministri Edi Rama. “Gjendja politike nuk mban më kështu. Kriza është aty. Kryeministri është sot njeriu më i interesuar për të zgjidhur krizën. Opozita e ka hequr barrën e saj, e kaloi 30 qershorin. Një nga instrumentatat e aksionit të opozitës janë protestat. Nëse nuk ka përgjegjësi juridike për kauzën e saj të drejtë, protestat janë një nga instrumentat”.

Ndërsa, gazetari Aleksandër Furxhi tha se nisja e hetimit për zgjedhjet e Dibrës dhe Durrësit, si dhe ndëshkimi i disa personave, do të lehtësonte klimën për dialogun mes Bashës dhe Ramës. “Deklarata e Bashës për të cilën po diskutojmë e ka brenda zgjidhjen. Është lënë rruga e hapur që nëse nuk futen brenda ata që kanë vjedhur votën, nuk ka zgjidhje. Prokuroria mund të hap një proces. Hapja e një procesi hetimi i shpëton fytyrën edhe Lulzim Bashës. Unë se kështu do të jetë më e lehtë”.



Skip to toolbar