Zgjedhjet e Himarës, mbi 22 mijë qytetarë do të votojnë në 36 qendra votimi

Më të fundit


Himara ka 36 qendra votimi dhe një Komision Zonal Zgjedhor. Bashkia numëron më shumë se 22 mijë zgjedhës, të cilët në 4 gusht ftohen të zgjedhin mes dy kandidatëve që mbështeten gjithsej nga 11 parti politike.

Në datën 5 korrik Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen publike pas shqyrtimit të dokumenteve mori vendim të shpallë të pavlefshëm dhe të konsiderojë të përfunduar para kohe  mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, Alfred Beleri.

Ky vendim vuri në lëvizje Presidentin e Republikës që me dekret shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme që mbahen ne 4 gusht, këtë të dielë të parë të këtij muaji për bashkinë e Himarës.

Shumë vëzhgues janë regjistruar gjate tre javëve të fundit në KQZ për të monitoruar zgjedhjet e pjesshme që kanë vënë përballë dy kandidatë.

KQZ ka vendosur të prodhoje 23 mijë e 535 fletë votimi, të cilat do të përdoren në procesin e datës 4 gusht. Për zgjedhjet e pjesshme janë regjistruar 11 subjekte politike, ndërsa Komisionin Zonal do e drejtojë Partia Demokratike, socialistët do të kenë nënkryetarin KZAZ 88.

Numri i zgjedhësve në zgjedhjet e vitit të kaluar ishte 22822, Himara ka 36 qendra votimi dhe në procesin e vitit të kaluar morën pjese në zgjedhje 7821.

Me vendim të Komisionit Rregullator pranë KQZ qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024, hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.



Skip to toolbar