Zgjedhjet në SHBA/ Obama voton me postë, jep një mesazh për qytetarët

BOTA


Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë.

Këtë zgjedhje e bëri edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili votoi në Çikago.

Madje, ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.

“Kam votuar me postë”, thotë ai duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për t’u përshëndetur me fqinjët”.

Madje, ai fton votuesit që nëse votojnë me postë, ta bëjnë këtë menjëherë.

Pavarësisht mënyrës se si votoni, sigurohuni që ta bëni”, thotë Obama./abcnews.al



Skip to toolbar