Nga raportimet te perjashtimet. Opozita vijon kundërshton, por PS propozon ndryshime të tjera të rregullores ndonëse në limitet e afatit kushtetues.
Një prej propozimeve të reja, është shmangia e shoët të politikës me krerët e drejtësisë në parlament.
Përvec prokurorit të përgjithshëm, duke filluar nga kreu i spak dhe gjithë drejtuesit e institucioneve të pavarura propozohet të raportojnë vetëm në komisionet përgjegjëse.
Një tjetër propozim, ishte lënia në fuqi e ditëve të përjashtimit të deputetëve. Me një ndryshim, nuk do u quhen më ditë punë, por ditë kalendarive, dhe do u mbahet paga për ditët që janë të përjashtuar.
Edhe pse mazhoranca socialiste dhe opozita nuk bien dakord ende për rregulloren e re, u la data 21 maj për të ccuar raportin për votim në seancë plenare.
