Zgjedhjet/ Propozimet, lista e PD për qarkun e Tiranës, e kryeson Berisha. Në listë të hapur Tabaku e Çupi

AKTUALITET


TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka filluar diskutimet mbi listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Aktualisht, janë propozuar emrat e kandidatëve në Tiranë dhe disa qarqe të tjera, sa i takon listave të mbyllura.

Në kryeqytet lista udhëhiqet nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kurse aleatët Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi do garojnë në listë të hapur.

Partia Demokratike i ka rezervuar vende të sigurta aleatëve të koalicionit në qytete si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani.

Një tjetër detaj që vihet re mbi këtë proces është fakti se Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi janë lënë jashtë listës së mbyllur.

Gjithashtu, vihet re fakti se PD ka nxjerrë jashtë llogarive të gjithë deputetët aktualë të qarkut Elbasan, përkatësisht Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Lefter Geshtenja dhe Qani Xhafa. Kandidatët e propozuar:

Tiranë -Sali Berisha -Flamur Noka -Edi Paloka -Belind Kellici -Fatmir Mediu -Tedi Blushi -Besart Xhaferi -Klevis Balliu -Erisa Xhixho -Mesila Doda -Albana Vokshi -Jozefina Topalli

Durrës -Oerd Bylykbashi -Gent Strazimiri -Manjola Luku -Artan Luku (PAA) -Igli Cara Korçë -Ivi Kaso -Ledina Alolli -Bledion Nallbati Fier -Gazment Bardhi -Luan Baci -Eduart Sharka -Brunilda Haxhiu (PL), -Saimir Korreshi Elbasan -Tomor Alizoti -Edmond Haxhinasto -Klodiana Capja -Blendi Himci -Aurel Bylykbashi



Skip to toolbar