Qazim Sejdini nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Kandidati socialist për këtë bashki do të jetë Gledian Llatja. Kryeministri Rama e prezantoi sot në Elbasan emrin e kandidatit të ri për kryetar bashkie.
“Qazimi po e mbyll mandatin me nder dhe me gjurmë që do mbeten përgjithmonë në kujtesën e qyteti. Iu kam thënë na jepni besimin se ne do ua shpërbejmë në 4 vjet për Elbasanin, sa ç’nuk është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku.
Kam dëgjuar edhe nga njerëz brenda PS se do gjendet zgjidhje e do bëhen zgjedhje. Në 30 qershor në Elbasan do të bëhet një festë e madhe, Qazimi do dorëzojë postin dhe do urojë fitoren pasrdhësit të tij Gledit”, tha Rama, i cili nuk e fshehu ambicien për të fituar të gjitha bashkitë e vendit.
“Ajaksi mund të dalë kampion Europe, por kampion në Shqipëri ka qenë, është dhe do të jetë PS e Shqipërisë. Do të marrim bashkitë, nga Kukësi në Skrapar, nga Shkodra në Sarandë. Të gjitha do i marrim ne? Po, të gjitha do t’i marrim”, tha Rama.