Zguri bllokon këshillat bashkiakë, KQZ do i drejtohet Kolegjit Zgjedhor

Më të fundit


KQZ nuk merr dot vendim për këshillat bashkiakë, pasi nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për asnjë nga 22 bashkitë që u shqyrtuan të martën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiake. Kryetari i KQZ, Klement Zguri votoi kundër në të gjitha rastet.

Socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të bërë të mundur shpërndarjen e mandateve për këshilltarët, pasi në të kundërt nuk mund të bëhet betimi i kryebashkiakëve të rinj.


Këshillat bashkiake pa vendim janë: Skrapari, Bulqizë, Klos, Dibër, Cërrik, Gramsh, Divjakë, Mallakastër, Patos, Këlcyrë, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, Mali, Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Himarë, Sarandë, Lushnjë, Durrës dhe Lezhë. Ndërkaq të mërkurën mbahet mbledhja e radhës në orën 10:30, ku do shqyrtohen 13 bashki të tjera, por që pritet të kenë të njëjtin fat si ato të së martës, pasi Kryetari i KQZ ka votuar kundër në të gjitha vendimet.




Skip to toolbar