Zihen për bimët medicinale, plagosen dy persona

Më të fundit


Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për mbledhjen e bimëve medicinale në një fshat të Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Marjan të Korçës, kur dy të plagosurit po mblidhnin bimë medicinale dhe janë konfliktuar me agresorët, ku këta të fundit i kanë goditur me mjete të forta duke i lënë të plagosur.

Sipas raportimeve të plagosurit janë, Altin Pillati, 47 vjeç ku si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të detajuar. I plagosuri tjetër është Mylazim Mukollari, 73 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Skip to toolbar