Zjarr në Ersekë, digjet masivi pyjor

AKTUALITET


Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në afërsi të Ersekës duke shkaktuar djegien e një masivi pyjor.

Zjarri ka rënë në fshatin Boshanj. Rreth 15 hektarë me pisha dhe dushk janë përfshirë nga flakët.


Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer malor.




Skip to toolbar