Zjarr në qendër të Durrësit, përfshihet nga flakët apartamenti

AKTUALITET


Një zjarr i madh ka rënë në një apartament në qendër të Durrësit mesditën e së shtunës.

Shkak për zjarrin është bërë një furnelë e ndezur nga një 85-vjeçar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Ai po gatuante ndërkohë që furnela ka bëtë masë dhe më pas ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 në rrugën Tregtare në Durrës.


Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.




Skip to toolbar