“10 ditë burg” për pedagogun që kërkoi favore seksuale

AKTUALITET


Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, për t’i dhënë kohë prokurorisë që të paraqesë provat për mbajtjen në qeli të tij. Pedagogu u arrestua pasi u denoncua nga një emision investigativ. Ai prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij dhe kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për të. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun Himçi, i cili nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërkohë që vendimi i është komunikuar në spital. Dy ditë më parë, pedagogu në Universitetin e Elbasanit, Dritan Himçi, pësoi atak kardiak.


Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” e pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane.




Skip to toolbar