10 republikanë duan të bëhen President, garës i bashkohet dhe Mike Pence

BOTA


Bëhet edhe më interesante gara mes republikanëve, me disa nominime të bëra publike e të tjerë që pritën deri tani për të konfirmuar vendimin për t’ju bashkuar sfidës.

Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence dhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet t’i bashkohen zyrtarisht garës në këtë javë të parë të qershorit. Synimi politik i të dy dyve, bashkë me guvernatorin e Floridas, është i jashtëzakonshëm, marrë parasysh që të gjithë përballë, shohin një rival politik, edhe brenda partisë, ish-presidentin Donald Trump, që mbetet favorit kryesor.


Mike Pence do ta shpallë zyrtarisht kandidimin e tij, bashkë me çeljen e fushatës, në 7 qershor, në Ioua, thanë burime nga stafi i tij i fushatës, në një garë me ish shefin e tij.

Kandidimi i tij do të paraprihet me datë 6 qershor, nga shpallja zyrtare e vendimit për të kandiduar edhe nga ish guvernatori i Nju Xhersit, që planet i kishte të qarta dhe do t’i njoftojë ato nga Nju Hempshire, atje ku edhe do të mbahen primaret e para republikane në fillim të vitit të ardhshëm.

Ka shkuar në mbi 10 deri tani, numri i kandidatëve mes republikanëve, që synojnë të rivalizojnë nëntorin e ardhshëm Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, por së pari do duhet të kalojnë testin “Donald Trump”.




Skip to toolbar