“13 tetori”, Meta në plazh, komentuesit: A votove?

BAR WEST


13 tetori është data që Presidenti Meta kishte dekretuar për zgjedhjet vendore, pasi anuloi 30 qershorin me një dekret të paprecedentë. Pikërisht në këtë ditë, kreu i shtetit ka zgjedhur të heshtë për zgjedhjet që nuk u realizuan kurrë dhe sikur do të ndodhte në një ditë të zakonshme zgjedhjesh, kreu i shtetit duhej të jepte ndonjë mesazh për të marrë pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, tani shqiptarët do ishin duke votuar në ambiente publike, si shkolla e çerdhe, por edhe në ambiente private në zona të thella. Megjithatë, askush nuk e dëgjoi kreun e shtetit, ndërsa mazhoranca vendosi të nisë edhe procedurën e shkarkimit ndaj tij, pikërisht me argumentin se nuk kishte të drejtë të shtynte zgjedhjet, ndërsa së fundmi një gjë të tillë ia tha dhe Komisioni i Venecias.


Sot duhet të ishte edhe vetë Meta duke votuar, por kreu i shtetit ka zgjedhur që të shpërndajë një video në plazh nëpërmjet rrjeteve sociale, duke xhongluar me top, ndërsa shkruan se “E diela është më e bukur kur nis sportive”. Megjithatë, komentuesit i kanë kujtuar se për kreun e shtetit është ditë zgjedhjesh dhe nuk kanë lënë pa e pyetur: “A votove?”, e disa të tjerë duke ironizuar me pyetje nëse do të shkojnë të votojnë sot.

E diela është më e bukur kur nis sportive! ⚽

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 13. Oktober 2019



Skip to toolbar