Urdhër arresti për Netanyahun? Zyrtarët e Izraelit vihen në lëvizje, frikë për dështim në Rafah

BOTA


Liderëve të Izraelit, mes tyre Kryeministri, Benjamin Netanyahu do t’u lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Zyrtarët izraelitë mund të akuzohen për pengimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe për ndjekjen e një përgjigjeje tepër të ashpër ndaj sulmeve të Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit, citon New-York Times.


Zyrtarët izraelitë dhe të huaj besojnë gjithashtu se gjykata po peshon urdhër-arrestet për liderët e Hamasit. Por nuk është e qartë se kush mund të akuzohet nga Hamasi apo cilat krime do të citohen. Urdhër-arrestet nga gjykata do të shiheshin në pjesën më të madhe të botës si një ndëshkim moral përulës, veçanërisht ndaj Izraelit, i cili për muaj të tërë është përballur me reagime ndërkombëtare për sjelljen e tij në Gaza, përfshirë edhe nga aleati i tij kryesor, Joe Biden.




Skip to toolbar