34 vjeçari humb jetën në llixhat e Elbasanit

AKTUALITET


Një 34-vjeçar ka humbur jetën në llixhat e Elbasanit mbrëmjen e së enjtes. Viktima me banim në Yzberisht të Tiranës, kishte shkuar së bashku me një shokun e tij në llixha të Elbasanit dhe ishin akomoduar në një hotel.

Por gjatë qëndrimit në vaskën e hotelit, 34-vjeçari ishte ndjerë keq. Shoku i tij lajmëroi autoritetet dhe 34-vjeçari u dërgua në spital. Fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.


Viktima ishte asfiksuar në llixha.

Pronarët e hotelit, të pyetur nga policia për rrethanat e ngjarjes, kanë thënë se dy të rinjtë kishin hyrë pa leje në vaska pasi mbyllen që në orën 19:00.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e uniformave blu.




Skip to toolbar