44 vjeçarja pret fëmijën e 22-të!

AKTUALITET


Një grua në Britaninë e Madhe, Sue Radford është 44 vjeç dhe pavarësisht se kishte thënë se nuk do bënte më fëmijë, ajo ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të 22-të. Familja e saj është më e madhja në Britaninë e Madhe prej 21 anëtarësh, ndërsa Sue dhe burri i saj Noel 48 vjeç janë bërë të famshëm për këtë fakt.

Familja jeton në një shtëpi me 10 dhoma gjumi dhe përballojnë jetesën me të ardhurat e Noel-it si bukëpjekës dhe marrin vetëm 170 paund në javë si përfitim për fëmijët.


Duke ditur kushtet ekonomike, dhe shpenzimet që kërkojnë fëmijët, çifti vendosi të mos bëjë më fëmijë pas të nëntit, por sot ata kanë 21.

Chris, 30, Sophie, 25 vjeç, Chloe, 23, Jack, 22, Daniel, 20, Luke, 18, Millie, 17, Katie, 16, James, 15 , Ellie, 14, Aimee, 13, Josh, 12, Max, 11, Tillie, 9, Oscar, shtatë, Casper, 6, Hallie, 3, Phoebe, 2, Archie dhe Bonnie 1 vjeç, dhe Raye që lindi në nëntorin e kaluar. Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj nuk jetojnë në shtëpi dhe Sophie ka vetë tre fëmijë.

Atyre u kushton 350 paund në javë vetëm për të ushqyer me gjërat bazë fëmijët dhe duhen tre orë në ditë për të rregulluar shtëpinë. Vitin e kaluar, mediat britanike i kushtuan një artikull familjes, ku nëna Sue thotë: “Ne na pëlqen të shkojmë në Kinema, por duhen 10 paund për person dhe na shkon shumë shtrenjtë. Presim kur ka ulje që të mund të bëjmë diçka. Në vend të kësaj vendosim të shkojmë në piknik, jemi shumë dhe nuk e kemi problem të krijojmë skuadrat edhe për ndonjë ndeshje futbolli”.




Skip to toolbar