46-vjeçari në Mallakastër i vë flakën shtëpisë dhe mbyllet brenda

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një burrë 46 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë flakën banesës dhe është kyçur dhe vetë brenda.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Visokë, të Mallakastrës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës.


Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur që të nxjerrin jashtë pa lëndime 46 vjeçarin,  A.C, të cilit i është dhënë ndihma e shpejtë.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar