Rrjeti social Facebook është gjobitur me një gjobë prej 5 miliard dollarësh për shkak se ka shkelur privatësinë e mbi 87 milionë përdoruesve të Facebook.
Gjoba është miratuar nga Komisioni Federal i Tregtisë i cili zbuloi Cambridge Analytica ka përdorur për qëllime politike të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook.
Të pyetur nga BBC, drejtuesit e Facebook thanë se nuk kishin asnjë koment në lidhje me këtë vendim.
Deri tani kjo është gjoba më e madhe që Komisioni Federal i Tregtisë i ka vendosur një kompanie teknologjie.
Komisioni Federal i Tregtisë kishte nisur të hetonte në mars të vitit 2018, kur u zbulua se Cambridge Analytica, për qëllime politike, kishte rënë në posedim të të dhënave të rreth 87 milionë përdorues të Facebook.
Deri më tani, gjoba më e lartë kundër një kompanie hi-tech, për shkelje të privatësisë është ajo ndaj Google në vitin 2012, në rreth 22.5 milionë dollarë.