700 euro nata, Rama reagon për faturat “e kripura” të Gjonajt: Gjellë e prishur

AKTUALITET


Media pranë opozitës kanë publikuar një artikull përmes të cilit akuzojnë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj se ka shpenzuar shifra të çmendura për të paguar dhomat në hotelet luksoze të europës ku ka shkuar vizita pune.

Pas këtyre akuzave ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Është një komentues në Facebook, ai i cili ka detyruar kryeministrin të japë qëndrimin e tij. Ndërsa sipas Ramës, komentuesi e ka gabim punën e hoteleve të shtrenjta.

Rama e ka cilësuar këtë lajm si “gjellë e prishur” e dalë nga kazani, term me të cilin kreu i qeverisë u referohet medieve që publikojnë lajme të sajuara për interesa të caktuara politike.

“Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse një natë e saj nē hotel, popullit i kushtoka 1 km asfalt. Bëju burrë njëherë e mirë e çoje në shtëpi”, i shkruan komentuesi Ramës.

I menjëhershëm është reagimi i kryeministrit i cili sqaron se ky lajm është i pavërtetë.

“Ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e ke gjetur, është gjellë e prishur”, shkruan Rama.

Mediat pranë opozitës, kanë shkruar se Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të japë dorëheqjen, pasi shifrat që ajo ka harxhuar për të paguar hotele të shtrenjta nëpër Europë, përbëjnë skandal.



Skip to toolbar